Dy viktima dhe katër të plagosur nga zjarri në ishullin grek të Salaminës

Një zjarr në ishullin Salamina, 5 km në perëndim të Athinës, ka shkaktuar deri tani vdekjen e dy personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Të lidhura

None found

Të dhënat paraprake tregojnë se flakët shpërthyen në orën 15:45, sipas kohës lokale, në vendin e quajtur Selinia, për t’u përhapur në të gjithë zonën brenda pak minutash.

Zjarri ka përfshirë një pyll me pisha, ndërsa njoftohet se disa banesa janë gjithashtu në flakë.

Për shkak të numrit të kufizuar të rrugëve dhe vështirësive të mëdha në qarkullim, banorët po evakuohen të përfshirë nga paniku. Mbrojtja civile u ka kërkuar atyre të largohen nga zona.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca të shumta, të mbështetura nga avionë dhe helikopterë zjarrfikës, si edhe nga mjete ajrore të ushtrisë, pasi aty gjendet baza më e madhe detare e vendit.

Sipas policisë, po vijon puna për identifikimin e dy viktimave, të cilët janë meshkuj të moshës 45-60 vjeç.


Shtuar 16.08.2026 16:40

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal