Në Merdare ndalohet shoferi i autobusit nga Gjermania me 63 mijë e 400 euro të padeklaruara

Në pikën kufitare të Merdares, Dogana e Kosovës ka zbuluar një shumë prej 63 mijë e 400 eurosh që nuk ishte deklaruar.

Të lidhura

None found

Zbulimi u bë gjatë kontrolleve të hollësishme që zyrtarët doganorë po ushtronin ndaj autobusëve që hynin në Kosovë. Mes mjeteve të kontrolluara ishte edhe një autobus që udhëtonte në linjën Gjermani–Kosovë.

Shuma e parave u gjet e fshehur brenda bagazhit personal të shoferit të autobusit.

Në njoftimin e Doganës thuhet se mjetet monetare janë ndaluar dhe se për rastin ka nisur procedura për trajtim të mëtejshëm, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës u ka bërë sërish thirrje udhëtarëve që t’i deklarojnë shumat e parave që bartin përtej kufirit, ashtu siç përcaktohet nga kërkesat ligjore.

Sipas njoftimit, kontrollet e intensifikuara në pikat kufitare do të vijojnë për të penguar bartjen e paligjshme të parave, si dhe format e tjera të kriminalitetit ndërkufitar.


Shtuar 16.08.2026 16:00

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal