Peshkatarët durrsakë kapin në thellësi peshkaqenin 650 kg (FOTO LAJM)

Peshkatarët durrsakë kanë kapur në thellësi të Adriatikut një peshkaqen 650 kg. Peshkaqeni është kapur në përballë grykëderdhjes së lumit Buna në 155 metër thellësi.

Kapiteni i anijes Kapllan Rama, në një prononcim për “News 24” ka thënë: “Ishim duke peshkuar në drejtim të grykëderdhjes së Bunës rreth 13 milje në largësi nga bregu. Kur thellësi matësi tregonte rreth 155 m ujë thellësi, e kuptuam se kishte rënë shpejtësia e anijes dhe se kishte rënë diçka e madhe në rrjetat tona. Pasi anijet e mëdha gjuajnë me trata fundore dhe ajo merr ç’t’i dalë përpara.

Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuvertë këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjate dhe se peshonte rreth 650 kg”./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 12:40