S’ka rinovim për dy lojtarë të tjerë, Vllaznia humbet protagonistët e sezonit të fundit

Sulmuesi Haris Dilaver nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Edhe pse zyrtarisht nga ana e klubit nuk ka ende një konfirmim, mësohet se me boshnjakun nuk është gjetur akordi për rinovimin e kontratës.

Dilaver përfundoi në një zgjedhje dytësore në ndeshjet e Europës, teksa vetëm atë në Bosnje ndaj Shirokit e nisi titullar. Pas ardhjes së qendërsulmuesit Aralica, tashmë shanset për rinovim të boshnjakut me klubin shkodran janë thuajse zero.


Shtuar 31.07.2021 12:27