Shqipëria hartë e kuqe, thuajse të gjithë qarqet në rrezik të lartë nga zjarret (FOTO LAJM)

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar hartën e Shqipërisë ku shihet se pothuajse të gjitha qarqet këto ditë janë në rrezik të lartë për zjarre.

Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër  pritet nivel “i lartë” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit.

Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “i moderuar” rreziku.

Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme, sipas IGJEUM./albeu.com

 


Shtuar 31.07.2021 13:21