Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë një aksioni disaorësh janë evidentuar 222 kundërvajtje në trafik nga drejtues motoçikletash, ndërsa 14 persona janë arrestuar për drejtim të papërgjegjshëm.
Të lidhura
None found
Kontrolli aksional u realizua dje, më 05.08.2026, nga ora 17:00 deri në orën 23:00, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aksioni kishte për qëllim zbulimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.
Nga 222 drejtuesit e sanksionuar, 186 nuk kishin vendosur kaskë mbrojtëse gjatë vozitjes. Gjithashtu, 14 drejtues u privuan nga liria për veprën penale të parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal dhe të gjithë kishin drejtuar mjetin pa leje vozitjeje. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 14 motoçikleta.
Përveç këtyre rasteve, kontrollet çuan në shqiptimin e masave edhe për 197 kundërvajtje të tjera në trafik.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet rrugore do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Ministria u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të zbatojnë rregullat dhe dispozitat, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.
