Analisti i njohur Fatos Lubonja, teksa ishte i ftuar në studion e News24, komentoi zhvillimet politike në vend dhe protestat masive që po zhvillohen kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Analisti deklaroi se, në kushtet e një shteti demokratik funksional, Rama do të duhej të kishte lënë detyrën prej kohësh. Sipas tij, edhe Partia Socialiste do të duhej ta kishte përjashtuar, duke marrë parasysh skandalet e shumta që kanë prekur qeverisjen.
Të lidhura
None found
“Në një shtet demokratik normal, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen disa herë dhe partia e tij duhet ta kishte përjashtuar për të gjitha ato gjëra që kanë dalë, duke filluar nga skandalet me radhë, nga inceneratorët, Ahmetaj, Balluku, AKSHI, deri te Aruba, etj., etj.”, u shpreh Lubonja.
Ai theksoi se mungesa e përgjegjësisë dhe pandëshkueshmëria, sipas tij, janë tregues se Shqipëria ndodhet në një “regjim kriminal”.
Duke folur për protestat dhe lëvizjen qytetare, Lubonja parashikoi se situata mund të marrë një drejtim të ri gjatë ditëve të ardhshme.
Gjithashut, ai tha se rritja e pakënaqësisë së qytetarëve duhet të kanalizohet në këtë “lumë proteste”, i cili pritet të zgjerohet përballë krizës ekzistenciale të vendit, ku shqetësimi kryesor mbetet shpopullimi masiv i Shqipërisë.
