Flakët dalin jashtë kontrollit në Greqi, gazetari i Top Channel raporton nga zona e rrezikut në Megara

Zjarret kanë përfshirë disa zona të Greqisë, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e mijëra personave, mes tyre edhe turistë.

Situata në Megara është ndjekur nga afër nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe.

Të lidhura

None found

Gjatë raportimeve të vazhdueshme nga terreni, ai njoftoi se flakët mbeten jashtë kontrollit dhe kanë nisur të përfshijnë edhe banesat në këtë zonë.

Në përpjekjet për të neutralizuar zjarrin janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa operacioneve në terren u janë bashkuar edhe banorët.

Nga ajri po ndërhyjnë gjithashtu helikopterë, të cilët hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Zjarret janë shtrirë edhe në Atikën Perëndimore. Mediat greke raportojnë se në këtë zonë po operojnë gjithsej 496 zjarrfikës, të organizuar në 22 grupe njësish, së bashku me vullnetarë dhe 134 automjete zjarrfikëse.


Shtuar 2.08.2026 15:04

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet giriş