DMSh-ja mobilizon kapacitetet për përballimin e zjarreve pyjore

Paralajmërimet meteorologjike se temperaturat në vend do të kalojnë 40°C kanë shtuar mobilizimin e institucioneve dhe të shërbimeve kundër zjarrit. Në kuadër të përgatitjeve, 40 drejtues dhe operatorë prezantuan aftësitë manovruese të automjeteve speciale të ritrajnuara BTR-80 dhe Pinzgauer, si dhe kapacitetet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Të lidhura

None found

Drejtori i DMSh-së, Stojanço Angellov, deklaroi se ekipi i zjarrit i Drejtorisë do të përbëhet nga 2.000 deri në 3.000 persona, të cilët do të angazhohen për të ndihmuar në zonat ku situata paraqitet më kritike. Ai bëri të ditur gjithashtu se këtë pranverë Drejtoria prokuroi 1.000 çanta moderne uji me pompa jashtëzakonisht të fuqishme, të cilat tashmë u janë shpërndarë të gjitha njësive territoriale kundër zjarrit.

Gjendja vlerësohet alarmante, pasi vegjetacioni i dendur që po thahet krijon kushte me rrezik të lartë për shpërthimin e zjarreve. Për këtë arsye, Angellov u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi dhe të mos hedhin bishta cigaresh, edhe kur besojnë se ato janë fikur.

Angellov kërkoi që në polici, te shërbimi zjarrfikës ose në numrin 112 të raportohen menjëherë personat që mbajnë lëngje në shishe, bakla, flakëhedhës apo fishekzjarre të mëdha. Sipas tij, duhet të denoncohen edhe personat që transportojnë goma automjetesh në male ose në hapësira të hapura ku nuk ka automjete.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve pyjore do të angazhohen edhe zjarrfikësit vullnetarë, të koordinuar me ekipet profesionale, tha Angellov. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, zjarret që kanë përfshirë Evropën dhe Ballkanin kanë shkatërruar pothuajse 200.000 hektarë pyje dhe kanë shkaktuar humbjen e 5 jetëve njerëzore. /RTM2


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetmeritbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişankara escort