Mobilizimi qytetar kundër qeverisë arriti sot në ditën e 62-të, ndërsa organizatorët bënë të ditur se marshimet dhe tubimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Pasi marshuan për disa orë në akset kryesore të kryeqytetit, pjesëmarrësit u mblodhën përsëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vijuan protestën dhe njoftuan përfundimin e saj për sot.
Të lidhura
None found
Me t’u rikthyer në bulevard, qytetarët kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kritikat e tyre u drejtuan edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Rama në burg, Berisha në burg” ishte një prej sloganeve të brohoritura, krahas thirrjeve të tjera kundër klasës politike.
