Këtë të premte, Policia Bashkiake e Vlorës ka ndërmarrë një aksion për të rikthyer në përdorim të lirë hapësirat publike në zonat e plazheve, të zëna në mënyrë të paligjshme dhe që pengonin kalimin e qytetarëve dhe pushuesve.
Ndërhyrja nisi pasi përfunduan afatet e përcaktuara për lirimin vullnetar të këtyre sipërfaqeve, si dhe pas njoftimeve të vazhdueshme drejtuar subjekteve përgjegjëse. Për rastet kur kërkesat nuk u zbatuan, u morën masat e nevojshme që hapësirat t’i riktheheshin interesit publik.
Të lidhura
None found
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Policia Bashkiake e Vlorës bëjnë të ditur se kontrollet dhe ndërhyrjet ndaj zënies abuzive të hapësirave publike do të vazhdojnë, për të siguruar akses të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe pushuesit.
