Të premten, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të ngrohta dhe të qëndrueshme.
Gjatë ditës pritet mot kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat e pakta do të jenë kalimtare.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në intervale të caktuara, kryesisht përgjatë bregdetit dhe në lugina, ajo mund të arrijë deri në 10 m/s.
Në det parashikohet valëzim me forcë 1-2 ballë.
