Armë zjarri, 260 fishekë, dhe fidanë kanabisi, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar në kuadër të operacionit policor të koduar “Antena”. Gjatë kontrollit të banesës së  36-vjeçarit, në lagjen “15 Tetori”, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 260 fishekë, një pjesë përbërëse arme zjarri dhe fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni policor i koduar “Antena”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, çon në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë narkotikë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Antena”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në lagjen “15 Tetori”, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 260 fishekë, një pjesë përbërëse arme zjarri dhe fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 10:59