61 ditë protestë, qytetarët para Kryeministrisë kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëria do revolucion

Lëvizja kundër qeverisë mbërriti sot në ditën e 61-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u grumbulluan fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas u vendosën përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e tyre të përditshëm.

Protesta, e cila fillimisht mori formë si reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, tashmë është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare. Prej më shumë se dy muajsh, protestuesit dalin në rrugët e Tiranës kundër qeverisë dhe asaj që e përkufizojnë si kastë politike.

Të lidhura

None found

Përgjatë 60 ditëve të fundit janë organizuar tubime dhe marshime në akset kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e modelit të qeverisjes.

Aktivistët pohuan edhe gjatë tubimit të një dite më parë se nuk do të tërhiqen. Sipas tyre, dy muajt e protestës tregojnë qëndresën qytetare, ndërsa mobilizimi do të vijojë deri në përmbushjen e objektivave të bëra publike.

Pasi përfundoi tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesit ndërmorën marshimin e përnatshëm nëpër rrugët e Tiranës. Gjatë tij u dëgjuan sërish thirrjet “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

I njëjti skenar pritet të ndiqet edhe sot. Aktivistë dhe qytetarë do të mbajnë fillimisht fjalime në tubimin para Kryeministrisë, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të zhvillohet çdo ditë dhe nuk do të ndërpritet derisa, sipas tyre, të plotësohen kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAnkara escort