KMDLNj ngre alarmin për sigurinë në punë: 32 punëtorë humbën jetën vitin e kaluar

Pas rasteve të fundit me fatalitet në vendet e punës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar duke e cilësuar ende alarmante nivelin e sigurisë së punëtorëve në Kosovë.

Të lidhura

None found

KMDLNj bën të ditur se gjatë vitit të kaluar humbën jetën 32 punëtorë në Kosovë, pjesa më e madhe e tyre në sektorin e ndërtimtarisë.

Organizata thotë se prej kohësh kërkon kushte më të mira pune dhe kontrolle më të shpeshta parandaluese. Ajo ka propozuar gjithashtu që paratë e arkëtuara nga gjobat t’u ndahen familjeve të viktimave dhe punëtorëve që pësojnë invaliditet të përhershëm.

Në reagim renditen si shkaqe kryesore të aksidenteve vdekjeprurëse mungesa e pajisjeve dhe masave mbrojtëse, kushtet atmosferike, kualifikimi i pamjaftueshëm, gjendja shëndetësore, mosha e punëtorëve dhe mbikëqyrja e dobët nga institucionet.

Sipas KMDLNj-së, një pjesë e madhe e punëtorëve vazhdon të punojë pa kontrata, çka ua pamundëson atyre ushtrimin e të drejtave që u takojnë. Organizata vlerëson se nuk janë nxjerrë mësime nga humbjet e jetëve, të cilat, sipas saj, pa asnjë dyshim mund të shmangeshin. Për pasojë, as viti 2026 nuk ka sjellë përmirësim në mbrojtjen e punëtorëve dhe të jetës së tyre.

Gjendja e vështirë ekonomike, sipas reagimit, i shtyn shumë qytetarë të pranojnë çfarëdo kushti që u vendoset nga punëdhënësi. KMDLNj e lidh pikërisht këtë situatë me numrin e lartë të jetëve të humbura në punë.

Për përmirësimin e gjendjes, KMDLNj kërkon shtimin e inspektorëve në terren ose kontraktimin e një kompanie mbikëqyrëse që disponon kapacitete profesionale. Organizata thekson se kalimi i përgjegjësisë nga një politikan te tjetri nuk ndihmon në trajtimin e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Në vend të përplasjeve politike, sipas KMDLNj-së, nevojiten bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen humbjet e jetëve.

Në përfundim të reagimit, KMDLNj nënvizon se puna përbën një të drejtë themelore të njeriut, por ajo mbetet pa vlerë nëse nuk sigurohet e drejta për jetë, mbi të cilën mbështeten dhe ndërtohen të gjitha të drejtat e tjera.


Shtuar 30.07.2026 09:16

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet