Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, pranë Kopshtit “Soros”.
Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur një fëmijë, i cili po lëvizte me monopatinë elektrike.
Të lidhura
None found
Ky i fundit për shkak të plagëve të marra thuhet se është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa deri më tani gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Në vendngjarje kanë zbarkuar autoritetet vendase të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Pritet të dalin detaje të reja në vijim.
