Italia pezullon njohjen e lejeve të drejtimit nga Maqedonia e Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që udhëtojnë në Itali nuk lejohen më të marrin automjete me qira duke përdorur patentën e tyre të drejtimit, pavarësisht ekzistencës së një marrëveshjeje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin reciprok të këtyre dokumenteve.

Të lidhura

None found

Po ashtu, shtetasit maqedonas me rezidencë të përhershme në Itali e kanë të pamundur të konvertojnë patentën e tyre në një leje drejtimi italiane dhe tashmë janë të detyruar t’i nënshtrohen provimit nga fillimi, sipas burimeve të SDK-së.

Një pushues nga Maqedonia e Veriut shprehu pakënaqësinë e tij: “Në pikat kufitare na kontrollojnë dhe na fotografojnë vazhdimisht, dhe tani na del se as patentat nuk vlejnë më, ndonëse përmbajnë elementët e njëjtë biometrikë.”

Autoritetet italiane po insistojnë për lidhjen e një marrëveshjeje të re për njohjen dhe ndërrimin e lejeve të drejtimit, çka ka sjellë si pasojë rifillimin e gjithë procesit burokratik.

Ky proces i ri nënkupton ri-harmonizimin e akteve dhe rregulloreve ndërmjet organeve përkatëse të të dy vendeve. Me përmbylljen e kësaj faze, të gjitha autoshkollat dhe agjencitë e marrjes me qira të automjeteve do të marrin njoftimin zyrtar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ka konfirmuar se janë në fazën e fundit të harmonizimit të Marrëveshjes për njohjen e patentë-shoferëve midis dy shteteve, hapa këto që duhet të finalizohen nga ana italiane.

“Pala maqedonase ka kryer të gjitha formalitetet e duhura dhe tani është në pritje të aprovimit përfundimtar nga institucionet italiane përkatëse. Më pas do të pasohet me procedurën e nënshkrimit të marrëveshjes. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, po angazhohet në mënyrë aktive për ta çuar këtë proces deri në fund,” thuhet në deklaratën e MPJ-së.


Shtuar 29.07.2026 12:00

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom