Gjatë emisionit “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, foli për kriteret që do të udhëheqin partinë e tij në krijimin e bashkëpunimeve të ardhshme politike.
Të lidhura
None found
Ai deklaroi se koalicionet e reja do të ndërtohen mbi bazën e vlerave politike dhe gatishmërisë së partive për të zbatuar së bashku programin e përbashkët. Filipçe sqaroi se ky program nuk është një dokument i pandryshueshëm, por përbën strukturën bazë të tij, ndaj sugjerimet e pranuara bashkërisht mund të përfshihen në të.
Sipas tij, çdo propozim i mirëqëllimtë dhe në përputhje me politikat e bazuara në vlera do të mirëpritet. Megjithatë, bashkëpunimi do të jetë i mundur vetëm me parti politike, individë, organizata qytetare, intelektualë të shquar dhe aktivistë qytetarë që janë të gatshëm ta zbatojnë programin.
Filipçe shtoi se zbatimi i këtij programi do të mbikëqyret nga qytetarët. Ai theksoi se kjo do të jetë mënyra përmes së cilës LSDM-ja do të formojë koalicionet e saj të ardhshme, duke përzgjedhur njerëz që, siç tha, dinë të dëgjojnë.





