Seanca gjyqësore për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, të pandehurit sërish të pafajshëm

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua sot seanca ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të cilët përballen me akuza për pjesëmarrje në sulmin terrorist që goditi kanalin Ibër-Lepenc në nëntor të vitit 2023.

Të lidhura

None found

Të dy të pandehurit u shprehën sërish të pafajshëm ndaj veprave me të cilat ngarkohen, duke përsëritur qëndrimin e tyre edhe pas seancës fillestare.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka theksuar se materialet provuese të grumbulluara gjatë fazës hetimore konfirmojnë implikimin e të akuzuarve në veprat penale përkatëse.

Tutje, organi i ndjekjes penale ka nënvizuar se hetimet kanë sjellë në dritë gjithashtu rolin e Qeverisë së Serbisë në fazën përgatitore të këtij akti terrorist.

Në seancën e së mërkurës, dëshmitari Ernest Kerqeli, drejtor i Departamentit të Ujit dhe Gjenerimit, dëshmoi rreth ngjarjeve pas shpërthimit. Ai tregoi se në vendin e incidentit kishin mbërritur me shpejtësi njësitet policore, KFOR-i dhe punonjësit e ndërmarrjes dhe se riparimi i dëmeve u lejua vetëm pas miratimit nga ana e hetuesve.

Gjatë pyetjeve të kryetarit të trupit gjykues, Vesel Ismaili, Kerqeli pohoi se nuk kishte vënë re asnjë shenjë shpërthimi apo prani personash në atë zonë.

Kur u pyet për pasojat që do të shkaktoheshin pa një ndërhyrje të menjëhershme, dëshmitari Kerqeli paralajmëroi se pasojat për qytetarët dhe infrastrukturën e Kosovës do të ishin të jashtëzakonshme. Ai sqaroi se mungesa e energjisë, shërbimeve telefonike, ngrohjes dhe ujit do të ishte evidente, duke vënë në vështirësi të mëdha Prishtinën dhe zonat që furnizohen nga Termokosi, si dhe QKUK-në. Sipas tij, ndalja e menjëhershme e Termocentralit B do të sillte dëme të rënda infrastrukturore, me kosto miliona euro në ditë, shumë që do të rritej për çdo 24 orë vonesë.


Shtuar 28.07.2026 08:17

Tags: ,
holiganbetJojobetjojobetPusulabet girişjojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetbetwoonbetparkcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom