Kostot e makinave elektrike bien, Evropa mund të përballet me një kthesë të madhe deri në vitin 2030

Në pesë vitet e fundit, makinat elektrike në Evropë janë bërë ndjeshëm më të përballueshme. Një analizë e tregut evropian tregon se deri në vitin 2030 çmimet e tyre mund të barazohen me ato të automjeteve që përdorin motorë me djegie.

Të lidhura

None found

Studimi, i realizuar nga Instituti Fraunhofer i Gjermanisë për Kërkime në Sisteme dhe Inovacion (ISI) dhe Këshilli Ndërkombëtar për Transport të Pastër (ICCT), konstatoi se nga viti 2020 deri në vitin 2025 çmimet e listuara të makinave elektrike u ulën me 18%, pasi u mor parasysh inflacioni.

Në të njëjtën periudhë, çmimet e listuara të automjeteve me motor me djegie u shtrenjtuan me 2% në terma të përshtatur me inflacionin. Sipas studimit, ky zhvillim e ka zhvendosur dukshëm koston reale për kilometër në favor të makinave elektrike.

Të dhënat flasin gjithashtu për një treg më të konsoliduar. Peter Mock nga ICCT deklaroi se rezultatet dëshmojnë për zhvillimin e ndjeshëm të tregut të automjeteve elektrike gjatë viteve të fundit. Sipas tij, këto makina ofrojnë tashmë mesatarisht autonomi më të madhe dhe motorë më të fuqishëm, ndërsa çmimet reale të modeleve të krahasueshme janë ulur.

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit shqyrtuan mbi 100,000 pika individuale të dhënash, të marra nga baza e të dhënave e ADAC-it gjerman, klubit më të madh të automobilave në Evropë.

Krahasimi nuk u mbështet thjesht në mesataren e çmimeve të të gjitha makinave elektrike kundrejt të gjitha automjeteve me motor me djegie të brendshme. Studiuesit zgjodhën këtë metodë sepse oferta e modeleve elektrike është zgjeruar gjatë viteve të fundit, sidomos në segmentin më të shtrenjtë të tregut.

Patrick Plötz, profesor në ISI, shpjegoi se ky zgjerim ka ndikuar në rritjen e çmimit mesatar, por njëkohësisht bëhet fjalë për automjete shumë të ndryshme. Ai e krahasoi një qasje të tillë me vënien përballë të qershive dhe mollëve, duke theksuar se studiuesit u përpoqën të ndiqnin në kohë makina të njëjta ose të krahasueshme.

Nga zbatimi i kësaj metode rezultoi se çmimet e listuara të makinave elektrike kanë qenë relativisht të qëndrueshme, ndërsa ato të automjeteve me motor me djegie të brendshme janë rritur.

Sipas Plötz, ka ende hapësirë që prirja e çmimeve të bëhet edhe më e favorshme për automjetet elektrike. Ai tha se ulja e kostos së baterive nuk është reflektuar ende plotësisht, ndërsa rritja e prodhimit dhe presioni ndaj prodhuesve për shkak të kufizimeve të emetimeve të CO2 pritet të japin gjithashtu ndihmesën e tyre.

Nëse ritmi aktual ruhet, rreth vitit 2030 makinat elektrike në Evropë mund të kenë të njëjtin çmim me automjetet e krahasueshme që përdorin motorë me djegie, vlerësoi Plötz.

Ai shtoi se, kur llogaritet kostoja e përgjithshme për kilometër, makinat elektrike do të ishin dukshëm më të lira. Përvoja e tregjeve të tjera ka treguar se, në kushtet e çmimeve të barabarta, automjetet elektrike mund të sigurojnë afërsisht 50% të pjesës së tregut.

Analiza përdori çmimet e listuara dhe jo vlerat reale të transaksioneve, kryesisht sepse të dhënat për këto të fundit nuk gjenden në të njëjtën shkallë. Megjithatë, autorët nënvizuan se kjo zgjedhje nuk pritet të ketë shkaktuar shtrembërime të rëndësishme.

Të dhënat e ekspertit të industrisë Ferdinand Dudenhöffer për ecurinë e niveleve të zbritjeve tregojnë të paktën një prirje të përgjithshme rritëse të uljeve për modelet kryesore elektrike gjatë viteve të fundit. Ky element do ta forconte më tej efektin në favor të makinave elektrike, sipas DPA News.


Shtuar 26.07.2026 19:39

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort