IF Elfsborg triumfoi 2:1 në transfertë ndaj Malmö FF të dielën pasdite, me futbollistin kosovar Arbër Zeneli që mori rolin kryesor në këtë fitore.
Në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të të elitës së futbollit suedez, reprezentuesi i Kosovës kontribuoi me një gol dhe një asistim.
Të lidhura
None found
Zeneli e zhbllokoi rezultatin që në minutën e pestë, kur realizoi për epërsinë 1:0 të Elfsborgut dhe i dha skuadrës së tij avantazhin e hershëm.
Kontributi i tij vazhdoi edhe në minutën e 34-t, kur përgatiti golin që vulosi fitoren 2:1 të ekipit suedez.
Sulmuesi anësor qëndroi në fushë deri në minutën e 76-të. Për performancën e treguar, “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.9, duke e renditur mes futbollistëve më të mirë të ndeshjes.
Dion Krasniqi, futbollisti tjetër kosovar në radhët e Elfsborgut, e përcolli të gjithë takimin nga stoli i rezervistëve.
Pas këtij rezultati, Elfsborgu numëron 21 pikë në 15 ndeshje dhe gjendet aktualisht në vendin e gjashtë të tabelës së Allsvenskan.
Zeneli ka zhvilluar deri tani një sezon pozitiv në kampionatin suedez, ku ka grumbulluar katër gola dhe dy asistime, duke u shndërruar në një prej lojtarëve kyç të skuadrës.
