Meteorologia paralajmëron: Pas reshjeve, gushti sjell valë të nxehti deri në 40 gradë

Gjatë një interviste meteorologia Rezarta Xhakollari njoftoi se pas një periudhe të shkurtër me mot më të freskët, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme në ditët në vazhdim.

Ajo shpjegoi se këto ditë patëm një ndërprerje të motit tipik veror, shoqëruar me rrebeshe shiu dhe shtrëngata, që sollën një zbritje të vlerave termike gjatë fundjavës. Sipas saj, këto temperatura i përkasin një normaliteti të dikurshëm, kur rreth tre dekada më parë, si në Shqipëri ashtu edhe në pjesën më të madhe të Europës dhe Mesdheut, maksimalet rrallë i tejkalonin 30 deri në 31 gradë.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar projeksioneve afatgjata dhe sezonale, Xhakollari theksoi se muaji gusht pritet të karakterizohet nga një i nxehtë i fortë, ku merkuri mund të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, sidomos në dhjetëditëshin e parë të tij.

“Të dhënat tona tregojnë se na pret një gusht me temperatura të larta, të cilat do të prekin vlerën e 40 gradëve. Të paktën në 10-ditëshin fillestar, kjo valë e të nxehtit do të jetë më e zgjatur”, deklaroi ajo.


matbetholiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort