Alban Krasniqi, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërthyer me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke shënjestruar atë që ai e quan “aparat propagandistik kundër shtetit”.
Të lidhura
None found
Sipas tij, vënia në lëvizje e këtij aparati është një sinjal i qartë se kundërshtarët politikë po kalojnë një situatë të vështirë. Krasniqi thekson se tani, kur hapësira e tyre po kufizohet dhe strukturat e mbetura kriminale brenda institucioneve po shpërbëhen, ata po kuptojnë se përballja me drejtësinë është e pashmangshme.
Ai ka paralajmëruar se askush nuk do t’i shpëtojë pasojave. Krasniqi ka deklaruar se të gjithë do të detyrohen të japin llogari dhe të paguajnë për çdo veprim. Sipas tij, as pasuritë e grumbulluara përmes krimit dhe korrupsionit, e as fondet e paligjshme që vijnë nga Serbia, nuk do të mund t’i shpëtojnë nga përgjegjësia.
