Paraditen e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e vjetër Fier–Levan, pikërisht pranë pikës së njohur si “Çezma e Levanit”, ku tre automjete u futën në një përplasje zinxhir.
Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se incidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe, për fat, nuk ka asnjë person të plagosur.
Të lidhura
None found
Forcat e Policisë Rrugore arritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.
Gjithashtu, efektivët po punojnë për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor, i cili gjatë fundjavës regjistron një fluks të lartë automjetesh.
