Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka njoftuar fansat se koncerti i planifikuar për t’u mbajtur në Pogradec është shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Përmes një postimi në Instagram, artistja bëri të ditur se stuhia dhe reshjet e shiut e kanë bërë të pamundur zhvillimin e aktivitetit sipas planit.
Të lidhura
None found
“Me vjen keq për sonte, po për shkak të stuhisë dhe motit të keq në Pogradec jemi të detyruar ta spostojmë datën për 26 korrik, e diel”, shkruan Melinda.
Këngëtarja tregoi se dëshira e saj ishte që të performonte për publikun, por kushtet atmosferike nuk e lejonin mbajtjen e koncertit.
“Dëshira ime ishte e madhe t’jem aty, por nuk kemi zgjidhje tjetër sepse stuhia dhe shiu s’do na lejojnë të mbajmë datën”, shtoi ajo.
Melinda u premtoi fansave se më 26 korrik do të krijohet një atmosferë e veçantë, ndërsa i falënderoi për mirëkuptimin dhe u kërkoi ndjesë për ndryshimin e papritur.

