Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha nisin rrugëtimin drejt Superligës Zvicerane me prova te Yverdon Sport Women

Dy prej shtyllave kryesore të KFV Prishtina, Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha, kanë mbërritur në Zvicër për të zhvilluar një periudhë prove dyjavore tek ekipi Yverdon Sport Women. Ky moment shënon hapin e parë konkret të bashkëpunimit strategjik mes dy klubeve dhe hap një rrugë të re për futbollistet kosovare drejt skenës evropiane.

Të lidhura

None found

Talente të spikatura të projektit sportiv prishtinas dhe elemente të rëndësishme të kombëtares U19 të Kosovës, Aurora dhe Liza tashmë ndodhen nën vlerësimin e stafit teknik zviceran. Në rast se arrijnë të impresionojnë gjatë këtyre dy javëve, vajzat do të kenë mundësinë që sezonin e ardhshëm ta fillojnë me fanellën e Yverdon Sport Women, duke hedhur hapin më të rëndësishëm të karrierës së tyre deri tani.

Kjo ftesë nuk erdhi pa bazë. Gjatë dy takimeve miqësore që u luajtën mes KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women, Aurora dhe Liza lanë mbresa të forta dhe performancat e tyre tërhoqën menjëherë vëmendjen e trajnerëve zviceranë. Ato paraqitje u bënë pikërisht pikënisja e këtij hapi madhor drejt futbollit profesionist.

Ky zhvillim vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar së fundmi në Nyon, në kuadrin e aktiviteteve të UEFA Foundation for Children dhe Orllati SA, e cila synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm për zhvillimin dhe promovimin e lojtareve të reja nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Lidhja mes dy skuadrave kishte zënë fill një vit më parë. Në muajin shkurt, falë sponsorit të përbashkët Orllati, KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women realizuan një fazë përgatitore të përbashkët në Zvicër, ku lojtaret dhe trajnerët ndanë eksperienca profesionale dhe zhvilluan stërvitje të përbashkëta. Aktiviteti u kurorëzua me një ndeshje miqësore midis formacioneve të para, pikërisht në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ato themele besimi dhe bashkëpunimi tani po marrin jetë me mundësi të prekshme për vajzat kosovare.

Një rol thelbësor në ndërtimin e kësaj ure ka pasur Erlinda Orllati dhe kompania Orllati në Zvicër. Përpos përkrahjes së vazhdueshme financiare për KFV Prishtina, kompania ka realizuar një nga investimet më të ndjeshme në futbollin e vajzave në Kosovë, duke mbuluar bursa mujore për 15 futbolliste të klubit gjatë një periudhe dyvjeçare.

Angazhimi i Orllatit ka shkuar përtej kësaj, duke shërbyer si pikë lidhëse mes KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women dhe duke mbështetur krijimin e partneritetit strategjik që u jep vajzave më të talentuara mundësinë të vazhdojnë karrierën në futbollin zviceran. Ky vizion afatgjatë tregon se investimi në talente nuk ndalet vetëm tek mbështetja financiare, por shndërrohet në shtigje reale për zhvillim profesional dhe ndërkombëtarizim të rrugëtimit sportiv.

Nga ana e KFV Prishtina, theksojnë se ky është thjesht fillimi i një projekti më ambicioz.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një rrugë të qartë drejt futbollit evropian për vajzat e Kosovës. Aurora dhe Liza janë futbollistet e para që përfitojnë nga ky partneritet, por synimi ynë është që çdo vit gjithnjë e më shumë lojtare të KFV Prishtina të kenë mundësinë të provojnë dhe të ndërtojnë karrierën e tyre në klubet evropiane. Ky është modeli që duam të ndërtojmë: zhvillim, mundësi dhe perspektivë për çdo vajzë që ëndërron futbollin profesionist”, shpjegon Erlinda me plot emocione.

KFV Prishtina ka falënderuar Yverdon Sport Women për besimin e treguar ndaj futbollisteve kosovare, si dhe kompaninë Orllati dhe Erlinda Orllatin, angazhimi i të cilëve po provon se partneritetet e mbështetura mbi vizion dhe besim mund të gjenerojnë mundësi konkrete për brezin e ri të futbollisteve.

Marrëveshja mes KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women tani kapërcen kuptimin e thjeshtë të një bashkëpunimi. Ajo po shndërrohet në një model zhvillimor për futbollin e vajzave në Kosovë, duke krijuar një korridor të drejtpërdrejtë drejt Evropës dhe duke dëshmuar se talenti vendor, kur gjen vizionin dhe partnerët e duhur, mund të prekë majat e sportit.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabet