Pak pas mesnate, një lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 u regjistrua në Pizzone, një qytezë në provincën e Isernias, pranë kufirit me Abrucon dhe Lacion.
Të lidhura
None found
Dridhja zgjati disa sekonda dhe u perceptua qartë në të gjithë rajonin, përfshirë provincat e Chietit, L’Aquilës dhe Casertës.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në territorin e Pizzone-s, në një thellësi prej 10 kilometrash. Të shqetësuar, shumë banorë dolën jashtë shtëpive, por deri në këto momente nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të plagosur.
Një lëkundje e dytë, më e dobët me magnitudë 2.2, u ndje në të njëjtën zonë rreth orës 03:41, me thellësi 9 kilometra.
