Skuadra e Tiranës, nën drejtimin e Dean Klafuric, ka mbuluar me sukses të gjitha boshllëqet në formacion sipas kërkesave të trajnerit kroat. Shtesa më e freskët në ekip është Hugo Fresneda Hidalgo, një mbrojtës 18-vjeçar i ardhur nga akademia e Mallorcas në Spanjë.
Vetë klubi bardheblu ka zbuluar talentin e ri nëpërmjet një postimi në platformat sociale, ku Hidalgo shihet i veshur me uniformën e re që ekipi do të përdorë për takimet në shtëpi.
Të lidhura
None found
Me këtë lëvizje, Tirana e “arkitektit” Klafuric po ndërton një sezon me synime të mëdha, duke synuar rikthimin e ekipit të kryeqytetit aty ku e meriton të jetë.
