Alfred Deliallisi është zgjedhur për të udhëhequr Partizanin B. Trajneri 33-vjeçar sapo ka përfunduar rrugëtimin e tij me Korabin në Kategorinë e Parë dhe tashmë i bashkohet klubit të kuq për një sfidë të re në Kategorinë e Dytë.
Të lidhura
None found
Marrëveshja është arritur dhe mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e klubit. Me këtë hap, stoli i ekipit B të Partizanit i besohet një tekniku që ka provuar tashmë sfidat e Superiores. Deliallisi ka qenë në krye të Erzenit gjatë edicionit 2022/2023, duke e mbyllur me sukses misionin për të ruajtur vendin në elitë.
Përtej përvojës si trajner, 33-vjeçari ka ndërtuar edhe një karrierë të konsiderueshme si lojtar, duke veshur fanellat e skuadrave si Teuta, Besa, Kamza, Erzeni dhe Vora. Besohet se bagazhi i tij profesional do të jetë i vlefshëm për Partizanin B dhe anasjelltas.
