Ndërpritet seanca, shtyhet shqyrtimi i pakos së ligjeve për arsimin

Legjislativi miratoi sot rendin e ditës që përfshin katër projektligje nga sfera e arsimit dhe kërkimit shkencor, gjatë seancës së 116-të parlamentare.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas këtij votimi, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërpreu punimet dhe njoftoi se vazhdimi i seancës do të bëhet i ditur me një njoftim të mëvonshëm.

Në axhendën e kësaj seance bëjnë pjesë Projektligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për standardet studentore, i cili ndiqet me procedurë të shkurtuar, si dhe tri projektligje të tjera që shqyrtohen në lexim të parë: ai për Sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe shkencë, për Veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe projektligji për arsimin e lartë.

Deputetja Daniela Hristova, njëra nga iniciatorët e ndryshimeve në Ligjin për standardet studentore, sqaroi domosdoshmërinë e kalimit të tij me procedurë të përshpejtuar, duke nënvizuar se amendamentet e propozuara përmirësojnë kushtet për strehim dhe ushqim të studentëve në objektet shtetërore të konvikteve.

“Po vendoset një kufi i qartë moshe për aplikim nëpër konvikte si dhe po finalizohet mekanizmi për zbatimin e sanksioneve edukative për studentët që shkelin rregullat e brendshme të konviktit,” deklaroi Hristova.

Ajo theksoi se këto përmirësime synojnë të forcojnë sigurinë në konvikte dhe të sigurojnë një qasje më të drejtë për të gjithë studentët, si në fazën e pranimit, ashtu edhe gjatë zhvillimit të procedurave disiplinore. Hristova garantoi se zbatimi i këtij projektligji nuk do të ketë implikime financiare mbi buxhetin e shtetit.

Ndërkaq, Kuvendi nuk e aprovoi kërkesën e deputetit Sashko Jançev për të përfshirë në rend dite një Projektligj për ndryshimin e Ligjit për verërat.


matbetmatbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet