Pas Botërorit, Mbappe shijon pushimet në Miami me Ester Exposito

Kylian Mbappe dhe aktorja spanjolle, Ester Exposito, janë parë së bashku në Miami, duke u larguar nga një klub nate të kapur për dore.

Pamjet e tyre kanë rikthyer vëmendjen e mediave dhe kanë shtuar zërat për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Të lidhura

None found

Ylli francez i futbollit ka nisur pushimet pas përfundimit të Botërorit 2026, duke lënë përkohësisht pas presionin dhe angazhimet sportive.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe ai është fotografuar pranë aktores së njohur, duke nxitur edhe më shumë spekulimet.

Mbappe dhe Exposito deri tani nuk e kanë konfirmuar publikisht se janë në një lidhje, por duket se nuk po përpiqen më ta mbajnë larg vëmendjes publike afrimitetin e tyre.

Aktorja, e njohur për rolin e saj në serialin “Elite”, më herët kishte shmangur pyetjet rreth futbollistit francez dhe nuk kishte dhënë detaje për raportin mes tyre.

Paraqitja e tyre në publik vjen pas eliminimit të Francës nga Botërori 2026, ku kombëtarja franceze u mposht nga Spanja në gjysmëfinale dhe e mbylli turneun në vendin e katërt.
Mbappe, i cili tashmë është një nga figurat më të njohura të futbollit botëror, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private.


Shtuar 23.07.2026 14:11

matbetmatbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet