Norvegjia përgatit ankesë në FIFA për ndërhyrjen e pretenduar të Donald Trumpit në Kupën e Botës

Një prej kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 pritet t’i drejtohet zyrtarisht FIFA-s, për shkak të ndërhyrjes së pretenduar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një çështje disiplinore gjatë turneut.

Të lidhura

None found

Trump ishte i pranishëm vetëm në finalen e Botërorit, ku u shpërndau medaljet dhe trofeun e Kupës së Botës lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të Spanjës dhe Argjentinës. Megjithatë, përfshirja e tij u shoqërua me polemika të mëdha.

Kritikat ndaj presidentit amerikan nisën pasi ai pranoi se kishte komunikuar me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me çështjen e sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun.

Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq në përballjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, të zhvilluar në fazën e 1/32-tës së finales. Në rrethana të zakonshme, ky ndëshkim do të pasohej nga një pezullim për një ndeshje, çka do ta përjashtonte futbollistin nga takimi pasues.

FIFA, sidoqoftë, vendosi që zbatimi i dënimit të shtyhej për 12 muaj. Falë këtij vendimi, Balogun mundi të aktivizohej në ndeshjen e 1/8-tës së finales ndaj Belgjikës.

Federata Belge e Futbollit dhe UEFA reaguan ashpër, duke pretenduar se FIFA kishte “kaluar vijën e kuqe” përmes një vendimi që e cilësuan “të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”.

Pas mbylljes së Botërorit, Federata Norvegjeze e Futbollit konfirmoi se për këtë rast do të paraqesë ankesë zyrtare pranë Komitetit të Etikës së FIFA-s.

Presidentja e Federatës Norvegjeze, Lise Klaveness, i bëri thirrje Gianni Infantinos të pranonte se mënyra se si FIFA e trajtoi rastin e Balogunit kishte qenë e gabuar.

“Kur ndryshon një rregull në këtë mënyrë, futesh në një terren të rrezikshëm që mund ta vendosë në rrezik të gjithë futbollin. Është shqetësuese kur komprometohen rregullat themelore të lojës”, deklaroi Klaveness për The Times.

Sipas saj, në marrjen e vendimit patën ndikim faktorë që vinin nga jashtë.

“Ne të gjithë e dimë se ky vendim u ndikua nga forca të jashtme dhe nuk pati procesin e duhur”.

“Nëse filloni të përshtateni në këtë mënyrë ndaj liderëve shtetërorë dhe politikës, ndryshoni sjelljen e organizatës dhe vijën e kuqe të asaj që liderët shtetërorë duhet të ndikojnë. Dhe kjo ndodhi”.

Klaveness njoftoi gjithashtu se rasti do të shqyrtohet nga bordi drejtues i Federatës Norvegjeze, me qëllim që më pas t’u përcillet organeve kompetente të FIFA-s.


matbetmatbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet