Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në vend, doganierët ndaluan një tentativë për kontrabandimin e 348 gramëve bizhuteri ari, të vlerësuara në 1.3 milion denarë.
Të lidhura
None found
Bizhuteritë u zbuluan pas kontrollit të hollësishëm të një automjeti me të cilin udhëtonte një çift shtetasish të RMV-së, me vendbanim në Belgjikë. Në çantën e pasagjeres u gjetën gjithsej 26 stoli prej ari.
Ndaj pasagjeres, Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve ka paraqitur kallëzim penal për veprën “kontrabandë”, e cila dënohet sipas Kodit Penal.
Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar 13 raste të kontrabandimit të arit, ku janë sekuestruar mbi 2.5 kilogramë bizhuteri dhe monedha ari.
