Këtë të enjte, qytetarët do të grumbullohen në orën 08:30 përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur zhvillohet seanca e fundit plenare. Protesta ka arritur në ditën e saj të 54-t.
Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, vijon të jetë kërkesa e panegociueshme e protestuesve.
Të lidhura
None found
Sipas tyre, tubimi synon t’u bëjë të qartë deputetëve se qytetarët nuk e shohin veten të përfaqësuar nga parlamenti aktual dhe presin që shqetësimet e ngritura prej tyre të marrin përgjigje.
Duke mbajtur pankarta dhe duke lëshuar thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshime politike dhe kanë përsëritur sloganin “Nuk na përfaqësoni!”.
Aktivistët janë shprehur se duan t’i dëshmojnë parlamentit se ai nuk i përfaqëson dhe se janë të pakënaqur me punën e deputetëve. Ata kanë njoftuar gjithashtu se për ditët në vijim kanë përgatitur disa gjëra interesante.
Edhe të martën qytetarët u mblodhën në protestë përpara Kuvendit, ku brohoritën thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”.
