Pas largimit të Tolës/ Ish-asistentja e Kumbaros emërohet Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit

Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të Erzen Tolës, një lëvizje që ka sjellë reagime dhe akuza për favorizime politike.

Sipas informacioneve parapraker disa javë para largimit të Tolës u publikuan artikuj ku ngriheshin akuza ndaj tij për shkelje të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), duke krijuar, sipas këtyre raportimeve, terrenin për shkarkimin e tij.

Të lidhura

None found

Pas largimit të Tolës, në krye të administratës së Ministrisë së Arsimit u emërua Jona Suli, e cila më herët ka bashkëpunuar me ministren Mirela Kumbaro. Mësohet se, Suli kishte tentuar më parë të fitonte statusin e Trupës së Nivelit Drejtues në Departamentin e Administratës Publike, por fillimisht nuk ishte renditur mes fituesve. Më pas, pretendohet se ajo u shpall fituese dhe u emërua në postin e ri.

Gjithashtu ka pretendime se Jona Suli ka mbajtur më parë detyra në SASPAC, si dhe në institucione të tjera shtetërore, përpara se të rikthehej në Ministrinë e Arsimit. Autorët e këtyre pretendimeve e cilësojnë emërimin si pjesë të një modeli klientelist dhe nepotik në administratën publike, duke argumentuar se praktika të tilla dëmtojnë meritokracinë dhe nxisin largimin e të rinjve nga vendi. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit, ministrja Mirela Kumbaro apo Jona Suli lidhur me këto pretendime.


Shtuar 22.07.2026 23:07

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobetcratosroyalbetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom