FBI ndalon në Nju Jork presidentin e Federatës Argjentinase, dyshohet për pastrim parash

Claudio “Chiqui” Tapia, kreu i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), u ndalua nga agjentët e FBI-së në aeroportin JFK të Nju Jorkut, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Buenos Airesit. Ky veprim është pjesë e një hetimi mbi marrëveshjet tregtare dhe lëvizjet financiare që lidhen me institucionin.

Të lidhura

None found

Federata Argjentinase hodhi poshtë me forcë pretendimet, duke mohuar që presidenti i saj është pyetur nga autoritetet apo që i janë konfiskuar pajisjet personale.

Bazuar në informacionet e mediave vendase, prokurorët amerikanë dyshojnë se kontratat komerciale, vlera e të cilave i kalon 300 milionë dollarët, janë përdorur për pastrim parash dhe mashtrim nëpërmjet institucioneve financiare në SHBA. Qëllimi i hetimeve është të zbulohet se ku përfunduan paratë, kush përfitoi prej tyre dhe nëse janë cenuar rregullat ligjore amerikane.

Pretendohet se Tapia është detyruar të dorëzojë celularin dhe mjetet e tjera elektronike, ndërkohë që disa telefonave dhe kompjuterave u janë bllokuar edhe anëtarëve të tjerë të delegacionit. Kjo situatë dyshohet se shtyu nisjen e fluturimit çarter me të cilin grupi po kthehej pas ndeshjes finale të Kupës së Botës.

Sipas shkresave të përmendura në raportime, në qendër të hetimit ndodhet edhe firma Tourprodenter, e regjistruar në Florida, që administronte pagesa të lidhura me disa prej marrëveshjeve më fitimprurëse të futbollit të Argjentinës. Gjithashtu, hetuesit amerikanë po shqyrtojnë transferta me vlerë të lartë, shpenzime për avionë privatë, shërbime transporti, karburant dhe shoqëri me volum të ulët tregtar.

AFA reagoi pa vonesë duke hedhur poshtë versionin e qarkulluar nga disa media.

“Është totalisht e pavërtetë. Asgjë nga sa është raportuar nuk ka ndodhur”, theksohet në njoftimin zyrtar, i cili sqaron se Tapia dhe sekretari Pablo Toviggino nuk janë thirrur për të dhënë llogari, nuk kanë asnjë detyrim procedural ndaj drejtësisë amerikane dhe pajisjet e tyre elektronike nuk janë sekuestruar. Federata konfirmoi vetëm se një palë e tretë është thirrur të japë dëshmi para një jurie federale në Shtetet e Bashkuara.

Procesi hetimor në SHBA vijon dhe mbetet ende e paqartë nëse transaksionet nën shqyrtim përbëjnë ndonjë krim sipas kuadrit ligjor amerikan.


matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobetcratosroyalbetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom