Al-Hilal synon Ousmane Dembelen, gati një ofertë marramendëse për PSG-në

Klubi saudit Al-Hilal po synon të realizojë një lëvizje të bujshme në këtë verë, duke vënë në shënjestër sulmuesin e Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele.

Të lidhura

None found

Gazetari Sacha Tavolieri raporton se gjiganti arab ka nisur tashmë kontaktet paraprake me rrethin e lojtarit francez, për të kuptuar vullnetin e tij për të kaluar në Arabinë Saudite në afatin kalimtar të ardhshëm.

Në rast se Dembele jep miratimin për këtë transferim, Al-Hilal do të hapë menjëherë bisedimet zyrtare me PSG-në për kartonin e fituesit të Topit të Artë 2025.

Megjithatë, kampionët e Francës nuk kanë ndërmend të heqin dorë pa luftë nga njëri prej yjeve kryesorë. Në fakt, PSG tashmë ka nisur përgatitjet për t’i ofruar Dembeles një kontratë të re, me objektiv mbajtjen e tij për një periudhë afatgjatë në “Parkun e Princave”.

Përballë këtij qëndrimi, Al-Hilal mendohet të jetë gati për të provuar qëndrueshmërinë e PSG-së me një propozim financiar shumë të lartë, i cili mund të shndërrohet në një nga ofertat më të mëdha të kësaj vere.


Shtuar 22.07.2026 22:45

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobetcratosroyalbetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom