Casemiro zyrtarisht pjesë e Inter Miamit

Mesfushori brazilian Casemiro i ka dhënë fund qëndrimit te Manchester United dhe ka firmosur një marrëveshje me klubin amerikan Inter Miami.

Ai që ndau fushën për shumë sezone me Cristiano Ronaldon, tani do të ketë mundësinë të luajë përkrah Lionel Messit.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, skuadra nga Florida konfirmoi ardhjen e Casemiros me një kontratë trevjeçare.

“Inter Miami njofton se ka nënshkruar me mesfushorin brazilian Casemiro. Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve i bashkohet klubit si agjent i lirë deri në vitin 2027 me opsion për ta vazhduar deri më 2029”, thuhej në njoftim.

Nga ana tjetër, vetë lojtari u shpreh i entuziazmuar për të dhënë më të mirën. “Ajo që më shtyn më shumë janë triumfet dhe përmirësimi i vijueshëm. Projekti që më prezantoi klubi më bindi të vij këtu dhe kjo ka një domethënie të madhe”, deklaroi ai.

“Jam tejet mirënjohës dhe mezi pres të filloj punën për të shlyer besimin, jo thjesht gjatë 90 minutave, por edhe në seancat stërvitore. E vetmja gjë që mund të them është faleminderit”, shtoi Casemiro.

Periudha më e artë e karrierës së tij mbetet padiskutim ajo me Real Madridin, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.


Shtuar 22.07.2026 19:09

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom