Një seancë e re parlamentare është planifikuar të mbahet më 30 korrik, me vetëm dy pika në rendin e ditës: projektligji për arkivat dhe ai mbi të drejtën e autorit.
Më herët, ligjvënësit e Partisë Socialiste kishin marrë udhëzim të qëndronin në kryeqytet, pa iu dhënë shpjegime për këtë kërkesë.
Të lidhura
None found
Mbledhja e 23 korrikut mendohej se do të mbyllej sesioni aktual parlamentar, me një axhendë që përfshinte mbi 30 çështje për t’u diskutuar.
Vendimi për të thirrur këtë seancë shtesë u bë i njohur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Ende nuk është sqaruar përse këto dy nisma nuk janë shtyrë për në shtator, kur nis sesioni i ri, duke marrë parasysh që nuk mbartin karakter urgjence.
