Eurodeputeti Fragkos: Shkupi, “shtet pa bazament historik”, kërkesa për anëtarësim në BE është qesharake

Ligjvënësi evropian nga Greqia, Emanuil Fragkos (Fragkulis), ka shpërthyer me kritika të forta ndaj procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si “qesharake” aspiratën e Shkupit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, raporton “vestimak.mk”, përcjell gazeta “Lajm” dhe “Lajm tv”. Në daljen e tij më të fundit, ai e akuzoi vendin fqinj për “shtrembërim të historisë” dhe në të njëjtën kohë lëshoi kritika të ashpra edhe ndaj qeverisë greke, të cilën e quajti “pasive”.

Të lidhura

None found

Fragkos e vuri në dyshim drejtpërdrejt themelin historik të Maqedonisë së Veriut gjatë fjalimit të tij, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos mbyllë sytë para sjelljeve të tilla, nëse me të vërtetë përpiqet për sundimin e ligjit. “Shkupi kërkon eurointegrime. Kjo është qesharake. Ndërkohë, ata vijojnë të ndërtojnë histori të rreme mbi grabitjen e trashëgimisë, teksa qeveria greke është e zënë me punë të tjera. Prej dekadash shkupjanët uzurpojnë emrin, simbolet dhe trashëgiminë maqedonase. BE-ja nuk mund të mbyllë sytë. Nuk mund të kërkosh respektimin e sundimit të ligjit e njëkohësisht të tolerosh falsifikimin e historisë”, theksoi eurodeputeti grek para kolegëve të tij.

Në vijim të deklaratës, retorika e tij u ashpërsua edhe më tej, duke paralajmëruar një bllokadë totale të rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt bllokut evropian. Ai përdori një metaforë për të kontestuar tërësisht bazën shtetërore të vendit. “Shkupi duhet të kuptojë diçka shumë të thjeshtë: Nuk mund të ndërtosh shtet pa bazament historik, me material të huaj dhe tokë të uzurpuar. Ne do të këmbëngulim që Shkupi të mos hyjë në BE. Fund, s’ka më tolerancë. Fund iluzioneve”, ishte i prerë eurodeputeti Emanuil Fragkos.


Shtuar 22.07.2026 14:18

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobet