Rafael Leao, sulmuesi anësor i Milanit, po mendon seriozisht mundësinë e një transferimi te Galatasaray gjatë kësaj vere.
Të lidhura
None found
Pavarësisht se shpresat për një kalim në Ligën Premier ishin të mëdha, asnjë propozim konkret nuk ka mbërritur ende për lojtarin që luajti në Botërorin 2026.
Prej disa javësh, gjigantët turq po punojnë intensivisht për ta bindur 25-vjeçarin, por deri tani përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë fryt.
Paga vjetore neto prej 10 milionë eurosh e ofruar nga Galatasaray dyfishon atë që portugezi merr aktualisht te kuqezinjtë.
Milani dhe Leao kanë marrë vendimin e përbashkët për të mbyllur bashkëpunimin këtë afat kalimtar, ndërkohë që trajneri i ri Ruben Amorim nuk e ka lojtarin në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, në mungesë të interesimit nga klube të rëndësishme të kontinentit, sulmuesi po e sheh Turqinë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për hapin e radhës në karrierë.
Edhe pse kampionët e Italisë kanë fiksuar shumën prej 50 milionë eurosh për kartonin e tij, pritet që ky çmim të rishikohet në ulje për të finalizuar transferimin.
Objektivi i drejtuesve të Milanit është të sigurojnë likuiditete nga shitja e Leaos, të cilat do të riinvestohen për të përforcuar organikën me afrime të reja.
