Një automjet është djegur pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen Çlirimi të qytetit të Lushnjes. Zjarrfikësit të ardhur me urgjencë në vendngjarje, kanë shuar zjarrin që kishte rënë brenda kabinës së mjetit që u shkrumbua tërësisht.
Ndërhyrja e zjarrfikësve në kohën e duhur, nuk ka lejuar përhapjen e zjarrit si në nënstacionin elektrik e po ashtu as në banesat që janë ngjitur në këtë lagje.
Të lidhura
None found
Ekspertët e policisë shkencore në bashkëpunim me zjarrfikësit, po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në djegien e automjetit në këtë zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të banesave dhe nënstacionit elektrik.
