Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në terren për të eliminuar pasojat e reshjeve të dendura dhe stuhisë që përfshiu Kosovën.
Të lidhura
None found
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se, në rrugën rajonale R115, në hyrje të Shtërpcës, erërat e fuqishme rrëzuan drunj dhe dëmtuan disa automjete.
Sipas njoftimit të ministrisë, ekipet reaguan menjëherë duke larguar drunjtë dhe pastruar segmentin rrugor. Rruga tashmë është hapur dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
Ministria njoftoi gjithashtu se ekipet vazhdojnë të jenë në gatishmëri dhe po koordinohen me institucionet përgjegjëse për përballimin e situatës së shkaktuar nga stuhia.
Autoritetet u kërkuan qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në trafik, të mos ndërmarrin udhëtime të panevojshme gjatë stuhive ose reshjeve të dendura, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.
