Akuzohet për tentativën e rrëmbimit të dy të miturave në SHBA, shqiptari tërhiqet nga marrëveshja e fajësisë dhe u tregon gishtin familjarëve në sallën e gjyqit

Endi Balla, një shqiptar që jeton në Shelby Township të Miçiganit, ndryshoi qëndrim në çastet e fundit dhe nuk pranoi të deklarohej fajtor për akuzat lidhur me tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura. Vendimi i tij solli një tjetër shtyrje të procesit gjyqësor.

Ai akuzohet se gjatë gushtit të vitit 2024 tentoi të rrëmbente një 15-vjeçare në Clinton Township dhe një vajzë 7-vjeçare në Sterling Heights.

Të lidhura

None found

Avokati mbrojtës Sam Bennet, sipas raportimeve të mediave amerikane, tha se klienti i tij e kishte pranuar javën e kaluar marrëveshjen e fajësisë, por u tërhoq prej saj pak përpara fillimit të seancës.

Kur gjyqtari e pyeti në sallë nëse donte të pranonte fajësinë, Balla dha vetëm një përgjigje të shkurtër: “Jo”. Për shkak të refuzimit të marrëveshjes, dosja tashmë do të vazhdojë drejt gjykimit.

Paraqitja e Ballës në gjykatë u shoqërua edhe me tensione. Mediat lokale amerikane raportuan se ai fillimisht u përpoq të komunikonte me persona të pranishëm në sallë, ndërsa më pas u tregoi gishtin e mesit familjarëve të dy të miturave. Veprimet e tij shkaktuan reagime, duke bërë që avokati dhe gjykatësi të ndërhynin për rikthimin e rregullit.

Prej disa muajsh, procedurat ndaj tij janë shoqëruar me diskutime rreth gjendjes mendore. Prokuroria, në një fazë të çështjes, shqyrtoi mundësinë e ngritjes së një pretendimi për paaftësi mendore, por më herët gjatë këtij viti Balla u vlerësua i aftë për t’u përballur me drejtësinë.

Vonesat e vazhdueshme kanë sjellë lodhje dhe zhgënjim te familjarët e dy vajzave të mitura, të cilët kanë kërkuar që çështja të marrë fund sa më shpejt.

Seanca e ardhshme paraprake për Endi Ballën është caktuar më 24 gusht. Në mungesë të një marrëveshjeje të re, gjykimi ndaj tij pritet të fillojë në muajin tetor.


Shtuar 21.07.2026 19:43

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom