Protestë masive në Përrenjas kundër bashkimit me Librazhdin: Qytetarët kërkojnë ruajtjen e bashkisë

Mundësia që Bashkia e Përrenjasit të shkrihet dhe të kalojë si njësi administrative nën Bashkinë e Librazhdit ka nxitur kundërshtim të gjerë në të gjithë territorin e Prrenjasit.

Reagimet nisën pas deklaratave të kryetarit të Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, lidhur me këtë skenar. Brenda pak ditësh, kundër kësaj ideje janë bashkuar qytetarë, ish-kryetarë bashkie, ish-deputetë, këshilltarë bashkiakë dhe përfaqësues të komunitetit.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, Prrenjasi përfaqëson më shumë se një njësi administrative, pasi ka historinë, traditat dhe potencialin e vet për zhvillim. Për këtë arsye, banorët kundërshtojnë humbjen e statusit të bashkisë.

Qytetarë të shumtë kanë shprehur qëndrimin e tyre edhe në rrjetet sociale, duke kundërshtuar çdo nismë që do ta bashkonte Prrenjasin me Librazhdin.

Paralelisht me reagimet publike, në Prrenjas është hartuar dhe firmosur një peticion. Dokumenti ka marrë mbështetjen e qindra banorëve të bashkisë, të cilët kërkojnë nga qeveria dhe Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale të heqin dorë nga kjo ide.

Çështja u diskutua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Prrenjasit. Këshilltarët kërkuan nga kryetari i bashkisë, Nuri Belba, të japë sqarime për informacionet e bëra publike dhe për qëndrimin institucional ndaj propozimit. Ata nënvizuan se komuniteti pret transparencë dhe mbrojtje të interesave të bashkisë.

Reagimi më i madh u shënua mbrëmjen e së martës, kur qindra banorë u mblodhën në qendër të Prrenjasit për një protestë pa përkatësi politike. Me thirrjet për mbrojtjen e identitetit dhe të ardhmes së qytetit, protestuesit kërkuan që bashkia të mos shkrihet dhe të vijojë të funksionojë si njësi vendore e pavarur.

Pjesëmarrësit deklaruan se kauza është qytetare dhe jo politike. Sipas tyre, ruajtja e Bashkisë së Prrenjasit është në interes të përbashkët të të gjithë banorëve, pavarësisht bindjeve partiake.

Kundër bashkimit me Librazhdin janë prononcuar publikisht edhe ish-kryetarë bashkie, ish-deputetë dhe figura të njohura të zonës. Ata argumentojnë se një vendim i tillë mund të ndikojë në përfaqësimin institucional, administrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të Përrenjasit.

Banorët kanë bërë të ditur se peticioni do t’u përcillet institucioneve përgjegjëse. Ata nuk përjashtojnë as protesta të tjera, nëse propozimi për bashkimin e Përrenjasit me Librazhdin do të vijojë të jetë pjesë e diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale.

Bashkia e Prrenjasit renditet e 31-ta ndër 61 bashkitë e Shqipërisë për numër popullsie, me mbi 20.000 banorë. Ajo bën pjesë në kategorinë e bashkive me popullsi mesatare që plotëson kushtet dhe standardet e BE-së për të qenë bashki më vete. Ndërkohë, gjysma e bashkive të tjera të vendit kanë më pak se 10.000 banorë, ndërsa disa prej tyre nuk arrijnë 15.000 banorë.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom