Stuhi dhe dëme në Shtërpcë, Ministria u kërkon qytetarëve vigjilencë

Pas reshjeve intensive dhe stuhisë që ka goditur Kosovën, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se ekipet përgjegjëse për mirëmbajtje janë mobilizuar dhe po ndërhyjnë me shpejtësi.

Të lidhura

None found

Erërat e fuqishme kanë rrëzuar drunj në rrugën rajonale R115, në hyrje të Shtërpcës. Rënia e tyre ka shkaktuar dëme edhe në disa automjete.

Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e mirëmbajtjes dolën në terren, ku larguan drunjtë dhe pastruan segmentin rrugor.

Ministria bëri të ditur se ndërhyrja ka përfunduar, rruga është hapur dhe tani mund të shfrytëzohet nga të gjitha automjetet.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në gatishmëri dhe po veprojnë me përgjegjësi e pa humbur kohë, pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë vendin tonë.

Në hyrje të Shtërpcës, përgjatë rrugës R115, stuhia ka rrëzuar drunj, të cilët kanë dëmtuar edhe disa automjete. Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë, duke hequr drunjtë dhe duke pastruar rrugën.

Falë punës së ekipeve në terren, aksi është zhbllokuar dhe në këtë moment është i kalueshëm.

Vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe po koordinohemi me të gjitha institucionet përgjegjëse, me synim që situatat me të cilat po përballemi të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa gjatë paralajmërimeve për stuhi ose reshje të dendura duhet të shmangin daljet e panevojshme në rrugë dhe ta përshtatin vozitjen sipas kushteve atmosferike.


Shtuar 21.07.2026 19:15

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom