Seanca përmbyllëse plenare e këtij sesioni parlamentar ishte parashikuar të zhvillohej të enjten, më 23 korrik. Në rendin e ditës ishte planifikuar votimi i raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me reformën territoriale.
Megjithatë, burime për gazetaren e Euronews, Enkelejda Mema, bëjnë të ditur se shqyrtimi i kësaj çështjeje pritet të kalojë në një tjetër seancë plenare. Shkak është ndërprerja e seancës së të hënës, pasi pikat që mbetën pa u trajtuar janë zhvendosur në rendin e ditës të seancës së të enjtes.
Të lidhura
None found
Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet paraditen e së enjtes për të përcaktuar datën kur do të zhvillohet seanca e posaçme. Sipas burimeve, 27 korriku po diskutohet si mundësia më e mundshme.
Në të njëjtën kohë, PS-ja dhe PD-ja po punojnë për hartimin e raporteve të tyre. Ende nuk dihet nëse dokumentet do të përfshijnë propozime konkrete për konfigurimin e ri territorial, si edhe për numrin dhe emërtimet e bashkive.
