Kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e automjetit pak para aksidentit tragjik të së martës në Komoran, në të cilin humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit, pranë nënkalimit në fshatin Komoran, përgjatë rrugës magjistrale Pejë–Prishtinë.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet vetura ku udhëtonte 24-vjeçarja duke devijuar nga trajektorja, përpara se të përplasej me murin mbrojtës të nënkalimit. Kamerat nuk e kanë regjistruar qartë çastin e goditjes, por tregojnë mënyrën se si lëvizte automjeti vetëm pak momente para aksidentit.
Në veturë gjendeshin edhe tre persona të tjerë, të cilët mbetën me lëndime trupore. Pas aksidentit, ata u transportuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
