Korreshi thumbon Manjën për Kanye West: Jam fshatar, dëgjoj Luan Xhegun; me 2 mln lekë të vjetra këndon e gjithë Myzeqeja

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizoi qeverinë për koncertin e këngëtarit Kanye West, për të cilin u dhanë 4.2 milionë euro. Gjatë batutave me Ulsi Manjën, ai kërkoi të dinte se ku kishin përfunduar biletat e koncertit.

Korreshi pyeti nëse ministria kishte siguruar bileta edhe për ta apo nëse ato ishin rezervuar vetëm për PS-në. “Pse, ne nuk na ka lënë partia? Neve partia nuk na lejoi dhe na i grisi biletat. A ka sjellë kjo ministria ndonjë biletë për ne, apo ishin vetëm për PS-në? Ti më the se nuk ju la partia”, u shpreh ai.

Të lidhura

None found

Manja iu përgjigj se Korreshi kishte pasur dëshirë të merrte pjesë në koncert dhe duhej ta pranonte edhe këtë.

Deputeti i PD-së vijoi me ironi, duke thënë se e njohu këngëtarin vetëm pasi mësoi se do të merrte 4.2 mln euro. “Jam fshatar. Unë vazhdoj të jem te Luan Zhegu. Ti je modern dhe kërceve upsi-dupsi, ndërsa ne duam def. Si u shpërndanë këto para? U hap porta dhe deti, si më 2 korrik. Ku përfunduan biletat? Nuk arrijmë ta kuptojmë. Në Lushnjë, me 2 mln lekë të vjetra, këndon e gjithë Myzeqeja. Si quhet ai këngëtari? Kanye West”, tha Korreshi.


Shtuar 21.07.2026 13:17

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet