Elbasan, automjeti godet një grua teksa kalonte rrugën

Një grua mbeti e plagosur në një aksident të ndodhur rreth mesditës së sotme në Elbasan, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, pasi u godit nga një automjet.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se këmbësorja po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin në momentin kur u përplas nga një autoveturë që lëvizte në atë segment.

Të lidhura

None found

Pas ngjarjes, qytetarë dhe ekipet e urgjencës së Spitalit Rajonal Elbasan mbërritën menjëherë në zonë dhe i ofruan të plagosurës ndihmën e parë. Gruaja u dërgua më pas me ambulancë në repartin e kirurgjisë të Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje shkuan edhe efektivët e Policisë, të cilët kryen veprimet fillestare procedurale. Hetuesit po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të gruas, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen vazhdojnë.


Shtuar 21.07.2026 13:18

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet